17:46 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi kërkon zbardhjen e rastit të sulmit mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin e bërë në shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok.

Me këtë rast Thaçi ka theksuar se ky akt është i papranueshëm duke kërkuar kështu nga Policia e Kosovës që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin sa më parë para drejtësisë, transmeton Indeksonline.

Ky është reagimi i plotë:

Është i papranueshëm sulmi mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok.

Kërkoj nga Policia e Kosovës që ta zbardhin rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin sa më shpejtë para drejtësisë.

Ne jemi të përkushtuar në integrimin e plotë të komunitetit serb dhe pakicave të tjera në institucionet e Kosovës. HTH