21:08 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kombëtarja e Kosovës e dëshmoi që është fuqi ballkanike në fushën e gjelbër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Danimarkës e cila përfundoi me barazim.

Sipas tij, kombëtarja e e Kosovës i dëshmoi që është fuqi ballkanike në fushën e gjelbër. Paraqitje tepër e mirë e djemve tanë, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Një ekipi të madh botëror, siç është kombëtarja e Danimarkës, kombëtarja e Kosovës i dëshmoi që është fuqi ballkanike në fushën e gjelbër. Paraqitje tepër e mirë e djemve tanë. Përballë miqve danezë, edhe barazimi është rezultat i mirë. HTH