75 Mall Live Search
15:49 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi- komisionit hetimor: Keni bërë shkelje me caktimin e ekspertit!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar sërish sqarime nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova vitin e kaluar.

Thaçi ka kërkuar me ngulm ta dijë se kush është eksperti ndërkombëtar i angazhuar nga Sami Kurteshi.

Thaçi ka kërkuar ekspertizë nga Kuvendi i Kosovës për ekspertin e angazhuar nga Komisioni Hetimor.

Presidenti ka thënë se komisioni ka bërë shkelje me caktimin e ekspertit amerikan në komision.

Ai ka ngritur dyshimet e tij se ai ekspert ka mundur të bashkëpunoj me shërbime të ndryshme, me shtetet cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe me media të ndryshme./Indeksonline/