75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova asnjëherë s’do rresht së kërkuari drejtësi për çdo krim të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në 20 vjetorin e masakrës në Korishë të Prizrenit.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se atë kohë, Serbia kreu mizori të shumëfishtë në Korishë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Kosova asnjëherë s’do të rresht së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Në Korishë të Prizrenit, para 20 vjetësh, shteti i Serbisë tregoi mizori të shumëfishtë, duke i zënë rob dhe duke i përdorur dhunshëm qindra civilë shqiptarë si mburojë ndaj bombardimeve të NATO-s.

Fatkeqësisht, 77 prej tyre u vranë në këtë kurth mizor. Këta martirë të Korishës dhe fshatrave përreth, sot i kujtuam me respektin më të lartë institucional.

Kosova asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për çdo viktimë dhe çdo krim të kryer nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë. /Indeksonline/