Thaçi: Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë!

Edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit që dyshohet të jetë terrorist në Vjenë.
Thaçi përmes një postimi në FB këtë sulm e quan qyqar.
Ky është postimi:
Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë të Austrisë. Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë.