14:58 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova dëshmojë se di t’i organizojë zgjedhjet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar për balotazhin e zhvilluar dje në 19 komunat e Kosovës.

Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e vendit, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, KQZ-në dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore për organizmin e këtyre zgjedhjeve, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast Thaçi ka thënë se Kosova dëshmoi edhe njëherë se zgjedhjet e nivelit më të lartë professional, fer, të lira e demokratike tani janë standard i konsoliduar në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë.
I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil.
Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim. HTH