17:30 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria t’i hapin tërësisht kufinjët – qytetarët të lëvizin kur të dojnë kah të dojnë

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën teksa ka publikuar dhe një foto “selfie”.

Të dy shihen të buzëqeshur në fotografi, shkruan IndeksOnline.

Thaçi pas këtij takimi ka thënë se janë bashkuar për shqipëtarët, Kosovën e Shqipninë.

Po ashtu, presidenti tha se duhet të hapen kufinjët tërësisht që qytetarët të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan.

“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë.

Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan! HTH”, tha ai./IndeksOnline/