11:06 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova e bekuar që ka aleat Britaninë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Ministrin e Forcave të Armatosura Britanike, Mark Lancster.

Thaçi thotë se ai si një ish ushtar i KFOR-it e kujton Kosovën krejt ndryshe.

“Kosova është e bekuar që ka një aleat strategjik si Britania e Madhe” ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.

“Ministri britanik Mark Lancster, erdhi sërish në Kosovë. Si ish-ushtar i KFOR-it, ai e kujtonte një Kosovë krejt ndryshe. Ne evakuam kujtime nga e kaluara, por folëm edhe për të ardhmen e Forcës së Sigurisë dhe për perspektiven euroatlantike të shtetit tonë. Kosova është e bekuar që ka një aleat strategjik si Britania e Madhe” ka shkruar në facebook./Indeksonline/