75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova është që dialogu me Serbinë të vazhdojë, të arrihet paqja finale mes dy shteteve

Presidenti, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është për vazhdim të dialogut me shtetin serb.

Ai tha se çështja tjetër që ka ngritur dje në Samitin e Zagrebit kishte të bënte me dëshirën e Bashkimit Evropian për rol kyç në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Thaçit kjo është e mundshme derisa BE-ja përfshihet në proces në nivelin më të lartë me unitet brenda përbrenda si shtete anëtare, por edhe me koordinim të ngushtë me rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Indeksonline.

“Çështja tjetër që gjithashtu e kam ngritur ka të bëjë me dëshirën e BE-së që të ketë rol në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj kjo është e mundshme derisa BE përfshihet në proces në nivelin më të lartë, me unitet brenda përbrenda si shtetet anëtare, por edhe me koordinim të ngushtë me rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova është që dialogu të vazhdojë të arrihet marrëveshja finale e paqes mes dy shteteve dhe të jetë finale me njohje reciproke si shtetet të pavarura dhe sovrane”, shtoi Thaçi./Indeksonline/