14:37 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova nuk do rresht së kërkuari drejtësi për të vrarët, të masakruarit, të zhdukurit e të pagjeturit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar 20 vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Thaçi tha se para 20 vjetëve në Studime të Vushtrrisë nga policia dhe ushtria serbe u vranë dhe u masakruan 17 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se Kosova dhe institucionet e saj nuk do të rreshtin asnjëherë së kërkuari drejtësi për bashkëqytetarët e vrarë, të masakruar, të zhdukur dhe të pagjetur.

Postimi i plotë:

Para 20 vjetëve, në Studime të Vushtrrisë nga policia dhe ushtria serbe u vranë dhe u masakruan 117 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza. Me nderimet më të larta shtetërore përherë do t’i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që ranë për liri dhe pavarësi. Kosova dhe institucionet e saj nuk do të rreshtin asnjëherë së kërkuari drejtësi për bashkëqytetarët tanë të vrarë, të masakruar, të zhdukur dhe të pagjetur! HTH