75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova u përjashtua nga Novi Sadi, nuk morrëm pjesë pasi që nuk u trajtuam si shtet i pavarur

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një konference për media tha se arsyeja pse Kosova nuk i është përgjigur ftesave për takimin e liderëve ballkanik në Novi Sad, ka qenë sepse Kosova ka qenë e përjashtuar në këtë takim, pasi që sipas Thaçit, në këto takime Kosova nuk është trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran.

“Kosova është shumë e interesuar dhe ka dëshmuar për fqinjësi të mirë me të gjitha vendete rajonit si parakusht për klëvizje më të shoejtë në antarësim të bashkimit evropian dhe Nato.  Ne kemi theksuar qartë se Kosova do të jetë kontributore e madhe e paqe dhe stabilitetit me të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Në takimin e parë që ka ndodhur në Novi Sad mes Serbisë Shqipërisë dhe Maqeodnisë Kosova nuk ka qenë e ftuar fare as e trajtuar si shtetit i pavarur dhe sovran. Ky është një fakt të cilin në veçanti Maqedonia Mali i Zi dhe Shqipëria duhet ta kenë të qartë, si rrjedhojë e refuzimit të Kosovës në Novi Sad, të dy ftesat që na u dërguan ne i kemi refuzuar, si president i Kosovës dhe si president i shtetit të pavarur, arsyeja e refuzimit ka qenë se në Novi Sad,Kosova ka qenë e përjashtuar”, tha Thaçi.

“Unë nuk jam duke kërkuar nga Shqipëria Maqedonia dhe Mali i zi që të mos bashkëpunojnë me Serbinë si shtete të pavarura por ta respektojnë që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Unë me liderët e Serbisë takohem që nga viti 1999”. /IndeksOnline/