Thaçi krahason gjenocidin në Kosovë me Holokaustin, thotë se dallimi qëndron te ndëshkimi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka krahasuar krimet e Serbisë në Kosovë me Holokaustin e Hitlerit, përcjellë Indeksonline.
Ai në një status në Facebook, ka thënë se të mohohen krimet e Serbisë kundër shqiptareve është e njëjtë sikur të mohohet holokausti i nazizmit.
Dallimi, thotë Thaçi, mes holokaustit dhe gjenocidit në Kosovë, është se krimet e Hitlerit janë dënuar ndërsa të Serbisë ende jo.
Statusi i plotë i Thaçit:
Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin! HTH