09:58 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / A. M.

Thaçi krenohet me flamurin e Kosovës mbi atë të Argjentinës, Serbisë dhe Mognolisë.

Presidenti Hashim Thaçi po ndihet krenar me fitoren e xhudistes Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë në “Grand Prix” të Hungarisë, të premten.

Krasniqi mposhti kampionen olimpike, argjentinasen Paula Pareto, kështu duke lartësuar flamurin e Kosovës në vendin e parë.

Kjo pamje e bukur i ka pëlqyer Thaçit dhe me një fotografi të tillë vendosi të nisë ditën e sotme.

“Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur nga fitorja e mbrëmshme e xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë?në “Grand Prix” të Hungarisë”, shkroi ai.

Flamuri i Kosovës ishte mbi atë të Argjentinës, Serbisë dhe Mongolisë.