Thaçi krijon urdhrin “Adem Demaçi”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, se në nderim të veprës së Adem Demaçit, ka vendosur të krijoj urdhrin me emër të tij “Adem Demaçi”, e i cili do të ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.
“Jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e atdhetarëve të shquar, siç është Adem Demaçi. Shteti ynë është shtëpi e gjeneratave të reja, që punojnë pandalshëm për t’i lartësuar vlerat që i besuam dhe për të cilat sakrifikuam shumë”, ka shkruar Thaçi.