19:35 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi kritikon Haradinajn: Kosovës i duhet Qeveri më e mirë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas takimit që pati me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Me këtë rast Thaçi nga Tirana tha se Kosovës i duhet një qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale.

“Kosovës i duhet një Qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale, dhe jo që jep deklarata patriotike”, ka thënë Thaçi.

Ai tutje tha se në takimin me Mogherini është diskutuar për vizat dhe se sipas tij ka tendenca që Kosovës t’i vihen kushte shtesë për liberalizim të vizave, transmeton Indeksonline.

“I kam thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë. Tendenca për ti vënë kushte shtese Kosovës është poshtërim për Kosovën. Taksa është e drejtë. Fajtor për ngecjen e dialogut janë ata qe po e kushtëzojnë dialogun në këtë rast Serbia”, shtoi Thaçi.

Ndryshe Thaçi ka qëndruar sot në Tiranë bashkë me liderët e tjerë ballkanikë në Samitin Brdo-Brijunit./Indeksonline/