11:08 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi kujton nisjen e autostradës “Arbën Xhaferi”: Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, sot ka publikuar një video përmbledhëse të punimeve për ndërtimin e saj.

“Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë!”, ka shkruar Thaçi.

Autostrada “Arbën Xhaferi” ishte projekt i qeverisë “Thaçi 2”.