75 Mall Live Search
11:57 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi kujton spastrimin etnik, ku forcat serbe dëbuan dhunshëm mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre

Presidenti Hashim Thaçi në Ditën Botërore të Refugjatëve ka kujtuar të kaluarën tonë të hidhur.

Me dhimbje kujtojmë spastrimin etnik, ku forcat policore dhe ushtarake serbe dëbuan dhunshëm mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre”, shkroi ai.

Thaçi thotë se është krenar që i përballuam me dinjitet ato vite të vështira.

Postimi i plotë:

Në Ditën Botërore të Refugjatëve kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur. Me dhimbje kujtojmë spastrimin etnik, ku forcat policore dhe ushtarake serbe dëbuan dhunshëm mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Jemi krenarë që i përballuam me dinjitet ato vite të vështira dhe përherë do u jemi mirënjohës të gjithë atyre që na mbështetën dhe na u gjenden pranë. Si popull e dimë më së miri sa vështirë është të largohesh nga atdheu, prandaj sot solidarizohemi me të gjithë ata që janë refugjatë nëpër botë.

Në këtë ditë simbolike kujtojmë edhe qershorin e vitit 1999 kur qytetarët tanë u kthyen masivisht në atdheun e çliruar. Atdhedashuria e madhe e tyre ishte dëshmi e forcës së popullit dhe kombit tonë për t’u rimëkëmbur, duke nisur gjithçka nga fillimi!/Indeksonline/