Thaçi-Kurtit: Kurdo që je i gatshëm të pres

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë shtyoi, ka folur në lidhje me refuzimin e sërish të kryeministrit Albin Kurti për një takim me të, pas zhvillimeve të fundit, lidhur me kërkesën e pandalshme të SHBA-së për heqjen e taksës, raporton IndeksOnline.
Me gjithë këtë refuzim , presidenti ka thënë se dera e Presidencës do të jetë sërish e hapur për kryeministrin Kurti, kurdo që ai e vlerëson se duhet të shkojë në takim te Thaçi.
“Kurdo që ai është i gatshëm e pres”, tha shkurt Thaçi.
Ai duke komentuar qëndrimet e LDK-së se më parë bie Qeveria sesa të prishen raportet me SHBA-në, tha se të gjithë liderët kosovarë janë të zëvendësueshëm.
“Të gjithë liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm. Kushdo, çdo liderë do të pensionohet para kohe sesa të largohen trupat amerikane nga Kosova”, tha presidenti Thaçi.
Thaçi ka thënë se çdo lider politik në vend është i njoftuar për situatën aktuale në vend.