75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi-Kurtit: Një njeri i shkarkuar nga 2/3 e parlamentit s’kam si i them ndryshe vetëm uzurpator

Gjuha e ashpër në mes të Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme. Derisa një ditë më parë Thaçi e quajti Kurtin uzurpator, sot vetëm sa e përforcoj këtë qëndrim të tij, transmeton IndeksOnline.

Thaçi ka thënë  se Kurtit iu deshën 5 muaj për ta formuar qeverinë,l ndërsa për vetëm 45 ditë sa ishte kryeministër me kompetenca të plota, siç tha Thaçi, Kurti ka bërë 2 shkelje të rënda të Kushtetutës.

“Nuk kam çka t’i shtojnë më tepër asaj që kam thënë dje, kemi pasur një realitet që zotëri Kurti ka zhvilluar një proces prej 5 muajsh për të bërë qeverinë, ndërsa të gjithë jemi dëshmitar se zotëri Kurti në periudhën e tij të qëndrimit prej 45 ditësh derisa është shkarkuar prej 2/3 të deputetëve, gjatë atyre ditëve ka bërë 2 shkelje të rënda të Kushtetutës dhe i shkarkuar nga 2/3 dhe unë s’kam si i them ndryshe vetëm se uzurpator”, tha Thaçi.