75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi lirohet për trajtim në shtëpi, shpreh mirënjohje për mjekët e stafin e QKUK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se është liruar për trajtim në shtëpi, pas intervenimit që kishte në QKUK, saktësisht në Klinikën e Urologjisë.

Ai ka thënë se u është mirënjohës stadit dhe mjekëve për trajtim profesional, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij.

Ky është postimi i plotë:

Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. HTH