Thaçi: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë shumë të fuqishme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pritur sot në takim një delegacion nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen e parezervë që i japin Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të fuqishme. Por, ato ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s këtë lidhje tonën e bëjnë edhe më të veçantë. Faleminderit për mbështetjen e parezervë, GJENERAL! “, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/

