Thaçi mban konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e Qeverisë, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media.
Sipas njoftimit nga Zyra e Presidencës, konferenca do të mbahet në ora 10-30 në hyrje të presidencës.
“Presidenti Thaçi mban konferencë për media në 10:30
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në orën 10:30 mbanë konferencë për media.
Vendi: Hapësira në hyrje të Presidencës;
Mirëpresim ekipet tuaja!”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, pas vendimit të publikuar nga Kushtetuesja, Thaçi u ka bërë thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim dhe kërkoi që sa më shpejt të formohet një qeveri e re.
Mbrëmë të nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë pajtuar për çështjen se dekreti i presidentit nuk është antikushtetues. Sipas tyre, pas kalimit të mocionit, hapet mundësia e një formimi të një shumice parlamentare për ta zgjedhur qeverinë.
Aty thuhet se gjykata vendosi njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme./IndeksOnline/