75 Mall Live Search
11:23 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi mbështet komunitetin LGBTIQ: Do të sigurojmë të drejta të barabarta për të gjithë

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobobisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur komunitetin LGBTIQ në Kosovë, për të luftuar për të drejtat e tyre kushtetuese.

Ai thotë se do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë, shkruan Indeksonline.

Më tutje shton se si president, ka iniciuar krijimin e instrumenteve të reja për të adresuar nevojat e atij komuniteti.