Thaçi: Mbi arritjen e barazisë gjinore dhe atë të drejtave të njeriut është shpallur e ndërtuar Kosova
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është pjesëmarrës në konferencën ‘Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore’ organizuar nga Qendra Kosova për Studime Gjinore.
Me këtë rast presidenti Thaçi ka folur për barazinë gjinore dhe rolin e gruas në shtetin e Kosovës.
Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës është shpallur dhe ndërtuar mbi parimet gjinore, barazisë mes gruas dhe burrit si dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi.
“Këto vlera janë të përjetësuara në Kushtetutën e Kosovës ku populli i Kosovës është i vendosur të ndërtojë një shtet të qytetarëve të barabartë. Barazia gjinore nuk është diçka e sajuar nga dëshira por e sanksionuar nga aktet ligjore.Në kohë të ndryshme kam marrë iniciativën që të avancohen ligje të ndryshme që do të qëndrojnë në Kushtetutën e Kosovës. Janë hartuar dhe miratuar nga Kuvendi, Ligji për mbrojtën nga diskriminimi, Ligji për barazi gjinore dhe Ligji për Avokatin e Popullit”, ka shtuar Thaçi, shkruan Indeksonline.
Sipas tij me këto ligje është arritur që të sigurohet mbrojtje dhe promovim gjinorë në Kosovë.
“Këto instrumente janë pjesë e zbatimit direkt të Kushtetutës dhe të vihet përpikëri e plotë drejtë Bashkimit Evropian, kemi arritur që të krijojmë mekanizma ligjorë për mbrojtjen dhe vetëdijesimin e mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut.Barazia gjinore parqet një rezultat të theksuar të barazisë gjinore dhe promovimit të gjithë përfshirjes së Kosovës. Ligji për Barazi Gjinore u mundëson pjesëmarrje të barabartë në të gjitha fushat jetësore të të dy gjinive në Kosovë. Legjislacioni i avancuar në mbrojtjen ligjore akoma paraqet realitete të ndryshme në Kosovë”, ka shtuar Thaçi.
“Për të arritur mbrojtje efektive të grave kërkohet avancimi i Ligjit për Barazi Ligjore si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.Është obligim të zbatohet ligji për barazi gjinore dhe duhet siguruar barazia gjinore si vlerë themelore për shtetin si pjesëmarrje të barabartë të dy gjinive në politike, ekonomi, kulturë e të gjitha fshat e tjera.Barazia gjinore arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal 15% për secilën gjini, pra 15% është obligim I caktuar në Ligjin për Barazi Gjinore. Ju ftoj të gjithëve, qytetarëve dhe institucioneve që të jetohet në shtet ku barazia është e drejtë e pacenueshme e njeriut”, ka përfunduar Thaçi./Indeksonline/