13:20 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime, pas lajmit për vdekjen e këngëtares së njohur shqiptare Shahindere Bërlajolli.

Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, për të ngushëlluar familjen, komunitetin e artistëve dhe gjithë të afërmit e saj, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Presidentit:

Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore. Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, prandaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, artdashësve dhe gjithë të afërmve të saj. HTH