20:45 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me COVID19

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se lajmi për shërimin e pesë të infektuarve me koronavirus e ka gëzuar shumë.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre!