Thaçi: Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve nga COVID-19, vazhdoni të qëndroni në shtëpi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se me keqardhja ka pranuar lajmin për vdekjen e dy qytetarëve, si pasojë e COVID-19.
Thaçi u shprehi ngushëllime familjeve dhe të afërmve duke shtuar se beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar, transmeton Indeksonline.
Presidenti Thaçi porositi qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe që të qëndrojnë në shtëpi.
Postimi i plotë:
Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre. Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor. HTH #RriNshpi