Thaçi: Me Sylejman Selimin në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt
Lirimit nga burg të gjeneralit Sylejman Selimi i është gëzuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se tani që Selimi është në liri, Kosova është më e sigurt.
“Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt”, ka shkruar Thaçi.
Indeksonline ishte i pari që raportoi për lirimin me kusht të Selimit nga burgu.
