18:01 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi merr pjesë në ceremoninë e gradimit të tre serbëve në FSK

Nesër pritet që tre pjesëtarë të komunitetit serb të gradohen në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e gradimit të këtyre pjesëtarëve do të marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar zyra e presidentit, transmeton Indeksonline.

Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, në Kazermën e FSK-së në Gjilan./Indeksonline/