75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi, Meta dhe Haziri zbulojnë shtatoren e Idriz Seferit (Video)

(I plotësuar, 11:51)-Presidenti Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta bashkë me të parin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë bërë zbulimin e shtatores së Heroit, Idriz Seferi në Gjilan.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arritur në qytetin e Gjilanit ku bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta janë duke u pritur nga garda ceremonial e FSK-së, tek Platoja e Teatrit të qytetit.

Pritet që me fillim nga ora 11:15 Thaçi dhe Meta të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 nëntorit në Gjilan, ku edhe do të zbulohet shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se Thaçi tashmë ka bërë homazhe tek shtatorja e Heroit, Zahir Pajaziti, tek memoriali Ibrahim Rugova si dhe në Prekaz./Indeksonline/