Thaçi nderon Jasharët: Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë, por përgjigjen do ta kenë në vendin e tyre

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nderuar të rënët e familjes Jashari më 5,6,7 mars 1999, shkruan IndeksOnline.
Me këtë rast ai ka thënë se sakrifica dhe heroizmi i Jasharëve është zëri i ndërgjegjes së të gjithëve.
Thaçi shtoi se heroizmi i Jasharëve ka vënë në lëvizje ndërkombëtarët për t’i dal në ndihmë Kosovës.
“ Sot gjendemi në mesin e Ushtrisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”për të nderuar Epopen e UÇK-së. Sot institucionet më të larta shtetërorë nderojnë heroizmin dhe sakrificën më të madhe në historinë tonë kombëtare. Nderojmë anëtarët e familjes Jashari, burrat, djemtë, vajzat, nipat mbesat.
Nderojmë komandantin Adem Jasharin, Hamzë Jasharin dhe të gjithë të rënë.
Sakrifica dhe heroizmi i Jasharëve është zëri i ndërgjegjes së të gjithëve. Heroizmi i Jasharajve i vuri në lëvizje ndërkombëtarët. Bota Shqiptare prandaj përkulet me respekt në Prekaz.
Kujtojmë respektin më te lartë dhe sakrificën e mijërave dëshmorëve, martirët dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi shtoi se Ushtria e Kosovës është një ushtri moderne, bashkëkohore, multietnike.
Ai dha një mesazh: “Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në vendin e tyre”.
“Të nderuar ushtarë, ju jeni trashëgimtarë të projektit më të suksesshëm politik dhe ushtarak të Kosovës, të këtij projekti të shenjtë.
Kosova është storie e suksesshme, secili qytetar duhet të ndihet krenar për vendin e vet.
Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.
Ju jeni ushtri moderene, bashëkohore, multietnike.
Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në vendin e tyre”, tha ai./IndeksOnline/
