75 Mall Live Search
13:33 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Ndeshja kundër Anglisë s’e solli rezultatin e dëshiruar, por solli vëmendjen e gjithë botës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se tashti kur janë qetësuar emocionet për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe shikohet gjithë udhëtimi i ekipit tonë të shkëlqyer, ajo që mbetet është krenaria me lojtarët, me tifozët, trajnerin dhe stafin e tij.

Thaçi tha se ndeshja kundër Anglisë nuk e solli rezultatin e dëshiruar në fushën e gjelbër, por solli në vëmendjen e tërë  botës atë se çfarë është Kosova, një shet i ri me potencial të madh dhe një shoqëri me gjithë traumat e luftës dhe gjenocidit udhëhiqet me vlerat e mikpritjes dhe respektit , barazisë dhe vëllazërisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Tashti kur janë qetësuar emocionet për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe e shikojmë tërë udhëtimin e ekipit tonë të shkëlqyer, ajo që mbetet është krenaria me lojtarët, me tifozët, me trajnerin dhe stafin e tij. Ndeshja kundër Anglisë nuk e solli rezultatin e dëshiruar në fushën e gjelbër, por solli në vëmendjen e tërë botës atë se çfarë është Kosova, një shtet i ri me potencial të madh dhe një shoqëri që përkundër traumave të luftës dhe gjenocidit udhëhiqet me vlerat e mikpritjes dhe respektit, barazisë dhe vëllazërisë. Kosova dhe populli ynë janë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë në kohët më të vështira dhe këtë po e kthejnë me miqësi të përhershme dhe me besim edhe më të fortë në vlerat e veta. Krenar me Kosovën. HTH