Thaçi: Ndjehem krenar që i shërbej vendit, e shërbimin ndaj atdheut e trashëguam brez pas brezi

Sot është Dita Ndërkombëtarë e Babait. Kësisoj presidenti i vendit, Hashim Thaçi zgjodhi të urojë babin e tij.
Thaçi madje tha se ndjehet shumë krenar që i shërben vendit të tij, e që ndjen shumë nder se shërbimin ndaj atdheut, si familje e kanë trashëguar brez pas brezi, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Urime të pafundme për babanë tim në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve. Ndjehem shumë krenar që i shërbej vendit tim. Por, ajo që më jep më së shumti nder është që shërbimin ndaj atdheut si familje e kemi trashëguar brez pas brezi! HTH
