12:36 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi në 21-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi: Krimet monstruoze mbi shqiptarët – planifikuara nga shteti serb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka kujtuar vrasjen e vëllezërve Bytyçi të kryer 21 vjet më parë, nga strukturat e shtetit serb, transmeton IndeksOnline.

Thaçi ka thënë se përveç që vrasësit nuk janë ballafaquar me drejtësinë ata edhe janë privilegjuar, duke u vendosur në struktura udhëheqëse të shtetit serb.

“Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në mesin e mijëra personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë edhe vëllezërit Bytyqi, tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.

Më poshtë e gjeni të plotë statusin e Thaçit: