75 Mall Live Search
20:05 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi në Burojë, i buzëqeshur pranë prindërve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që këtë vikend ta kalojë me prindërit e tij në vendlindje.

Sonte kur pritej që Thaçi t’i drejtohej qytetarëve nga zyra e tij, ai zgjodhi që të qëndrojë në Burojë.

Pavarësisht situatës së krijuar këto ditë nga publikimi i aktakuzës nga Zyra e Prokurorit në Hagë, Thaçi duket në disponim mjaftë të mirë, shkruan Indeksonline.

Nesër duke filluar nga ora 20:00 Thaçi parashihet të flasë lidhur me situatën e tanishme.

Të mërkurën që shkoi Zyra e Prokurorit publikoi aktakuzën në drejtim të Thaçit si dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli i cili deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe e tillë do të mbetet gjithmonë./Indeksonline/