14:03 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Burojë, u bën një dhuratë prindërve të tij  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot i ka bërë një dhuratë prindërve të tij, e që është libri i biografisë së tij nga disa gazetarë anglezë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se për këtë libër janë intervistuar gjerësisht edhe nëna dhe babai i tij, transmeton Indeksonline.

Tani, sipas tij, edhe pse prindërit e tij nuk dinë anglisht, ata janë kënaqur duke i përkujtuar së bashku momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër.

“Pata kënaqësinë t’ja përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjerësisht për këtë libër nga autorët. Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten por sot patëm arsye t’i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër. HTH”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/