19:36 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi në drekë me bashkëluftëtarë në Drenicë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i ruan lidhjet me bashkëluftëtarët e tij.

Ai këtë ditë vikendi e ka kaluar me ta në Runik të Drenicës, transmeton Indeksonline.

Siç shihet në këto foto të postuar nga Thaçi, në këtë drekë kanë marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, Sami Lushtaku, Fadil Beka e të tjerë.

“Një pjesë të ditës së sotme e kalova me bashkëluftëtarë të mi në Runik të Drenicës. Janë gjithmonë kënaqësi takimet e përbashkëta”, ka shkruar Thaçi në këtë postim./Indeksonline/