Thaçi në forumin prestigjioz në ShBA, flet për marrëveshjen paqësore me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas pak do të jetë mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA.
Në këtë forum, Thaçi do të flet për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse që do të sjell njohjen e Kosovës dhe ulësen në OKB, transmeton Indeksonline.
“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Ëashington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuar”, ka thënë President Thaçi./Indeksonline/