75 Mall Live Search
12:21 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi në Gllogjan: Mbështetjen ndërkombëtare duhet ta ruajmë si sytë e ballit

Sot janë shënuar 21 vjet të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit.

E për të shënuar këtë datë, Qeveria e Kosovës do të zhvillojë disa aktivitete. Udhëheqës politikë e ish- luftëtarë të shumtë janë mbledhur në Kompleksin Memorial në Gllogjan në kujtim të luftës çlirimtare.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për ndërhyrjen e NATO-s dhe resiztencën e ushtarëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

“Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi. Por, madhështria dhe vlera më e madhe e kësaj date i shtohet kur kemi parasysh që më 24 mars 1999, filluan bombardimet e NATO-s, dhe kjo aleancë përendimore nuk është lidhur rastësisht por falë rezistencës së ushtarit të Kosovës. Prandaj, sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit dhe vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare që duhet ta ruajmë si sytë e ballit për anëtarësim në NATO dhe raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi gjate fjalimit të tij- transmeton Indeksonline.

Pas kësaj, Thaçi ka ftuar kryeministrin Ramush Haradinajn dhe Rifat Jasharin për të ndarë 12 dekorata për bashkëluftëtarët e Gllogjanit si “Hero i Kosovës”.

“Kam vendosur që të ndajë dekoratë “Hero i Kosovës” për 12-të luftëtarët e Gllogjanit, unë ftojë kryeministrin Haradinaj dhe bacën Rifat t’i ndajmë bashkë”, ka shtuar tutje ai.