16:59 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të papranueshme dhe të dënueshme dhunën ndaj gruas rome sot në Ferizaj.

ka shtuar se sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia e ndonjërit komunitetet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale, transmeton Indeksonline.

“Është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë. Sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia ndonjërit komunitet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale apo në ndonjë portal. Ftoj për sjellje të përgjegjshme e qytetare të çdo kosovari, për raportim të përgjegjshëm të mediave dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë. Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/