75 Mall Live Search
22:53 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Thaçi në New York: Kosova shembull i bashkëjetesës ndërfetare

Presidenti Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në konferencën “Global Call to Protect Religious Freedom”, e udhëhequr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve. Në vijim gjeni të plotë statusin e presidentit Thaçi në Facebook: Bashkë me zëvdëskryeministrin në detyrë, Behgjet Pacollin, morëm pjesë në konferencën

“Global Call to Protect Religious Freedom”, e udhëhequr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ndajmë vizionin e presidentit amerikan, Trump, për liritë fetare në botë. Kosova mbetet shembull për bashkëjetesën ndërmjet religjioneve.