75 Mall Live Search
14:04 / E Martë, 30 Shtator 2025 / b l

Thaçi në shtator 1999 shkoi në Prekaz për të kërkuar mbështetje nga Rifat Jashari

Gjatë shtatorit të vitit 1999, Hashim Thaçi kishte marrë rrugë drejt fshatit Prekaz.

Kjo për të kërkuar mbështetje nga Rifat Jashari, në kohën kur ai e kishte menduar formimin e një partie politike.

Kështu u tha në një dokument të Gjykatës Speciale.

“Lidershipi i UÇK-së është shpërbërë në disa parti, partia PBD që drejtohej nga Bardhyl Mahmuti dhe e cila binte më shumë në sy që ia ka dalë të tërheqte mbështetjen e shumë përfaqësuesve dhe komandantëve të respektuar në terren të UÇK-së. Hashim Thaçi kryeministër i përkohshëm i Kosovës, e cila nuk njihej nga UNMIK-u, njoftoi se edhe ai do të formonte partinë e tij politike pa dhënë hollësi. Ai vizitoi fshatin Prekaz ku u takua me Rifat Jasharin, që është i vetmi vëlla i mbijetuar i familjes së Adem Jasharit. Mbështetja e familjes së Jasharëve do të ishte avantazh në zgjedhje. Ai u takua edhe me komandantin e Drenicës së UÇK-së, por kishte ndasi midis Thaçit dhe Mahmutit, i cili ka mbështetës të tij brenda segmentit të UÇK-së. Megjithatë këto janë lojtarë politik të rinj dhe nuk është e qartë çfarë agjende politike do të jenë ato”, lexohej në dokument.

Dëshmitari amerikan, Jock Covey, e komentoi dokumentin.

“Mund të pritej që një politikan të takohej me zgjedhësit megjithatë në qoftë se do të kisha lexuar një informacion të tillë në atë kohë, do të isha befasuar sepse nuk më dukej një gjë e natyrshme”, tha ai.