23:03 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi në Sofje: Bashkëpunimi rajonal e përshpejton rrugëtimin drejt BE-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qenë sonte i pranishëm në një mbrëmje të përbashkët të liderëve të rajonit në Sofje ku edhe është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast Thaçi ka thënë se bashkëpunimi rajonal e përshpejton rrugëtimin e të gjitha shteteve tjera drejt Bashkimit Evropian, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Sonte në Sofje, nikoqir i një mbrëmje të përbashkët të liderëve të rajonit ishte Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov. Bashkëpunimi rajonal e përshpejton rrugëtimin e të gjitha shteteve tona drejt Bashkimit Evropian. HTH