16:47 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi në takim me Ramën diskutoi edhe për bashkëngjitjen e Luginës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sapo ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast Thaçi tha se u diskutua për domosdoshmërinë e hapjes ë plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe për krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlatnike, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se në këtë takim është diskutuar edhe për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Luginës.

Postimi i plotë:

Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. HTH