Thaçi: Nënshkrimi i marrëveshjes për termocentralin, ditë historike (Foto/Video)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para të pranishmëve në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshje tha kjo është një ditë historike dhe e veçantë pasi që pas 16 viteve përpjeke më në fund po ndërtohet termocentrali.
Thaçi më ketë rast ka falënderuar të gjithë kryeministrat që kanë punuar për këtë marrëveshje, raporton Indeksonline
Presidenti është shprehur se ky investim mbi 2 miliard eurosh është në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit pasi do të krijohet mbi 10 mijë vende pune.
“Kjo është një ditë e veçante, ditë historike që pas 16 viteve mund të themi lirisht se pas shumë përpjekjeve, angazhim të të gjitha qeverive, po arrijmë rezultatin kulminant, atë të nënshkrimit. Të gjithë kryeministrat kanë punuar para dhe pas shpalljes së pavarësisë për këtë projeket, prandaj unë i falënderoj. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, zgjidh këtë problem qenësor për Kosovën, për me tepër jo vetëm që stabilizon sektorin e energjisë por i jep edhe energji zhvillimit ekonomik të vendit. Ky investim është më i madhi në historinë e Kosovës në sektorin privat. Kjo marrëveshje kap shifrën prej 2 miliard eurosh, të cilat vetëm gjatë fazës së implementimit do të krijohen mbi 10 mijë vende pune” ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.
Thaçi me tutje ka shtuar se ndërtimi i këtij termocentrali do të mundësoj një të ardhme me të mirë për gjeneratat e tjera të reja.
“Termocentrali Kosova e Re do të ketë një jetëgjatësi prej 40 viteve, kjo do të mundësoj një të ardhme te mirë për gjeneratat që vinë, dhe do të garantojë një pavarësi nga çmimet në rajon të energjisë. Pas kësaj do të kemi kapacitete ndërtuese për energji të ripërtritshme” ka thënë ai.
Thaçi ka falënderuar të gjitha institucionet për përpjekjet e tyre për këtë projekt si dhe ka uruar të gjithë në sukseset e po këtij projekti.
Marrëveshja është nëshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”./Indeksonline/