75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Nëse më vjen kërkesa nga Gjykata Speciale, do t’i përgjigjem me transparencë të plotë

​Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Presidenti foli edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se nëse do t’i vijë një kërkesë për t’u paraqitur atje, do t’i përgjigjet.

“Unë së pari dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që iu kanë përgjigjur ftesave për intervistim. Nëse vjen një kërkesë e tillë për mua, do t’i përgjigjem me transparencë të plotë dhe i ftoj edhe të tjerët që të përgjigjen”, u shpreh ai. /Indeksonline/