17:28 / E Premte, 04 Gusht 2023 / MSH

Thaçi nga Haga uron nënën e tij për ditëlindjen e 86-të

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka uruar nënën e tij, Hyrën, në 86 vjetorin e lindjes së saj.

Ndonëse është në Hagë, atje ku po gjykohet bashkë me ish-krerë të UÇK-së, urimi i ish-komandantit nuk ka munguar në familjen Thaçi.

“Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj për ditëlindjen. Edhe sot kur mbushi 86 vjet, ajo pranoi thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve.

Nëna Hyrë, baci Haxhi, familja dhe gjithë Kosova me padurim po e presim përfundimin e këtij procesi gjyqësor dhe rikthimin e të gjithë çlimitarëve nga Haga, të lirë dhe krenarë, në familjet e tyre, në Kosovën tonë.

Nëna Hyrë, gëzuar ditëlindjen e 86-të!” thuhet në njoftimin e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”