21:40 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi: S’ka plan gjermano-francez për Kosovën e Serbinë

(I plotesuar) –

Presidentii vendit Hashim Thaçi, thotë se s’ka kurrfarë plani gjermano-francez për Kosovën e Serbinë.

‘’S’ka plan gjermano-francez për Kosovën e Serbinë. S’ka dialog, këtë gjë duhet të përbyllim. Do të jetë veç takim. S’do të ketë plan sekret apo marrëveshje. Vec hap sensibilizues’’, ka vlerësuar ai.


“Asnjë proces s’është kryer pa SHBA, as nuk do të kryhet. Duhet të shikojmë anët pozitive dhe jo vetëm aspektet neglizhuese. Do të ndodh një takim krejt rutinë në Berlin, deklaratat të përfaqësuesve shtetërorë. Do të jetë deklaratë gjithpërfshirëse. S’ka diçka konkrete. S’do të ketë dialog  Kosovë- Serbi.Por vec prezantim i vullnetit të mirë’. Zgjidhje akademike kemi të shumta, por që janë zgjidhje të pakta. Shpresojë që gjatë vitit 2019 të ketë njohje reciproke për të vazhduar më pas edhe prej shteteve tjera të Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi tutje.

….

Thaçi: Merkel dhe Macron do kërkoj liberalizimin e vizave dhe bindjen e Serbisë për njohje

Presidenti Hashim Thaçi tha se nga Takimi i Berlinit me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron do të kërkojë liberalizimin e vizave dhe bindjen e Serbisë për njohje të Kosovës.

“Në Berlin nuk do të ketë dialog, negociata dhe ballafaqim me përfaqësuesit serbë. Ajo që pres nga ky takim është konfirmimi nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron se do ta mbështesin Kosovën në liberalizimin e vizave.

“Jo që vizat të na japin si dhuratë po si respektim i kontratës. Nëse nuk ndodhë kjo ky takim do të jetë i zbehtë dhe pa substancë. Në anën tjetër do t’i pyes se si do t’i bindin ata pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”.

Thaçi në Zonën e Debatit në Klan Kosova tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të jetë fiasko e plotë e takimit.

“Do të kërkoj që nga takimi të dy presidentët të kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ta bindin Serbinë apo të na tregojnë si do ta bindin. Po ashtu, dënimin e gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë”.

“Nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të jetë një fiasko e plotë e atij takimi”.