13:18 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Thaçi nga Ozdrimi i Klinës: Erdha sot këtu për të treguar respekt për luftën e UÇK-së

Presidenti i vendit po qëndron për një vizitë në fshatin Ozdrim i Klinës, ku nga aty bashkë me përfaqësues të OVL të UÇK-së kanë zbuluar pllakën në Kullën e Rezistencës në familjen Imeri, ku gjatë luftës u morën vendime të rëndësishme.

Ai ka thënë se ka shkuar në këtë vend për të treguar  respekt për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rezistencën e Ozdrimit me rrethinë dhe për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dha kjo trevë.

Postimi i plotë: