Thaçi: Ngushëllime familjes Abazi, sot ndajmë dhimbjen me të gjithë që humbën familjaret e tyre të shtrenjtë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij në drejtim të familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit.
Thaçi tha se sot jemi solidarë dhe ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarë e tyre, transmeton Indeksonline.
Postimi plotë:
Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.
Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë. HTH